Një vullkan shpërtheu sot në jugperëndim të Islandës, sipas një njoftimi nga shërbimi meteorologjik i vendit, duke theksuar se ky është shpërthimi i pestë i vullkanit në gadishullin Reykjavik që nga viti 2021.
Vullkani ka nisur të shkaktojë dëme të mëdha pasi llava ka mbërritur në lagjet periferike të qytetit dhe ka nisur të djegë shtëpi. Fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar, pasi banorët ishin evakuuar më parë.
Shpërthimi i fundit i vullkanit në gadishull filloi më 18 dhjetor, pasi autoritetet evakuuan plotësisht qytetin e Grindavik, me rreth 4000 njerëz dhe urdhëruan mbylljen e llixhave të Lagunës Blu, një destinacion popullor turistik.
Vullkani që ka shpërthyer në një qytet të Islandës ka filluar të vërshojë rrugët aty, përfshirë edhe në shtëpi. Banorët e qytetit Grindavik ishin evakuuar përpara se lava e vullkanit të përfshinte këtë qytet. Pamjet tregojnë momentin se si lava lëviz nëpër rrugët e qytetit duke mbuluar një pjesë të një shtëpie e cila më pas mori flakë.