Një shpërthim i madh është regjistruar në Oksford të Britanisë mbrëmjen e së hënës. Shpërthimi është regjistruar nga banorët, të cilët kanë shpërndarë pamjet e zjarrit në rrjetet sociale.
Banorët e zonës raportojnë se në momentin e shpërthimit kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike.“Unë mendoj se është një zjarr i shkaktuar nga goditja e rrufesë që kaloi”, shkroi një dëshmitar.
Kurse një dëshmitar tjetër shkroi se ata kishin dëgjuar një zhurmë të fuqishme si të ishte një bubullimë, ku më pas shtëllungat e tymit të zjarrit e kishin bërë qiellin gri, raporton agjencia e lajmeve britanike wales.
“Dëgjuam një zhurëm si bubullimë dhe pamë zjarr nga larg. Qielli u pushtua nga tymi dhe u kthye në ngjyrën gri", shkroi një tjetër dëshmitar në X.
Kjo vjen pasi stuhia përfshiu zonën në mbrëmje ndërsa Zyra Meteorologjike lëshoi paralajmërin të verdhë për situatën e motit.
Explosion North-West of Oxford. pic.twitter.com/d7ypIdvs2m
— Knocker (@Knocker) October 2, 2023