Pamje nga vendi i shpërthimit në fabrikën kimike

Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Kajros në Egjipt, 12 persona të plagosur

13 Korrik 2018, 10:41| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 10:48

  • Share

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, me pasojë 12 persona të plagosur. Mediet e huaja raportojnë se nuk ka ende të dhëna për gjendjen shëndetësore të personave që mbetën të plagosur nga shpërthimi.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë, shpërthimi u shkaktua nga temperaturat e larta në një depo karburanti.

Trafiku ajror në aeroport nuk është prekur, konfirmoi ministri i aviacionit të Egjiptit Younis al-Masri. Ndërkohë që dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se gjithcka ishte e tmerrshme, zhurma ishte e fortë dhe flakët pushtuan qiellin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?