Shpërthim në aeroportin e Jemenit, vritet ministri (VIDEO)

30 Dhjetor 2020, 13:30| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 13:41

  • Share

Qeveria e re e Jemenit është pritur jo siç mendohej pasi në aeroportin e Adenit, menjëherë pasi anëtarët e qeverisë mbërritën nga Arabia Saudite u pritën me shpërthime bombash, thanë burimet e sigurisë dhe dëshmitarët.

Uebfaqja lokale e lajmeve Aden al-Ghad raportoi se një numër i madh njerëzish u vranë nga shpërthimet, mes tyre një nga ministrat dhe shoqërues të tyre. Kryeministri Maeen Abdulmalik Saeed dhe ministrat e tjerë të kabinetit deklarohet se u transferuan në një pallat presidencial në qytet.

Aden është selia e përkohshme e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

Kabineti i ri u formua në një përpjekje për të tejkaluar ndasitë që ekzistonin midis forcave besnike të Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi dhe Këshillit Tranzitor Jugor separatist.

Të dy palët supozohet të jenë aleatë në luftën kundër lëvizjes rebele Houthi, e cila kontrollon kryeqytetin Sanaa dhe pjesën më të madhe të Jemenit veri-perëndimor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?