Milani nuk vdes kurrë dhe një gjë të tillë kuqezinjtë e Stefano Piolit e kanë treguar edhe këtë të shtunë, ku ia dolën jo pa vështirësi që të marrin tri pikë në udhëtim, duke fituar 2-3 me Frosinonen.
Giroud në të 17 minutë gjeti golin e parë për miqtë, para se Soule nga penalltia dhe Mazzitelli të kalonin Frosinonen në epërsi. Minuta e 72 vendosi baraspeshën, me Gabbian që me kokë e dërgoi rezultatin në 2-2. "Djalli" ishte me fat nëntë minuta para fundit, pasi një top i mbetur në zonë solli edhe golin e përmbysjes së madhe 2-3 me Jovic.
Milani rigjen fitoren pas barazimit 2-2 me Bolognan dhe mban vendin e tretë në kampionat me 49 pikë. Frosinone me 23 pikë gjendet në vendin e 14-të dhe duhet të 'qajë' fatin në këtë 90 minutësh.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milani luftarak fiton 2-3 ndaj Frosinones, dy ndeshje 'shterpë' në Serie A! Kumbulla s'grumbullohet te Sassuolo
S.Dh/ReportTv.al