Futbollistët e klubit ukrainas nuk i japin dorën kolegëve serbë

Sport

VIDEO/ Shtangen serbët në Poloni, futbollistët ukrainas nuk u japin dorën rivalëve të Partizanit! Mes tyre shqiptari Tedi Cara

25 Korrik, 12:57| Përditesimi: 25 Korrik, 13:00

  • Share

POLONI - Një episod me ngarkesë të lartë emocionale dhe politike ndodhi përpara fillimit të ndeshjes mes Oleksandryia (Ukrainë) dhe Partizanit të Beogradit (0-2), e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League, zhvilluar të enjten.

Futbollistët e skuadrës ukrainase refuzuan të shtrëngonin duart me lojtarët serbë, duke qëndruar në heshtje dhe të mbështjellë me flamujt e Ukrainës, ndërsa serbët kaluan përpara tyre.

Ky gjest i pazakontë, por i qëllimshëm, erdhi si shprehje proteste ndaj pjesëmarrjes së Partizanit të Beogradit në një turne futbolli të zhvilluar në Rusi, një vend që Ukraina e konsideron agresor, në kuadër të konfliktit të përgjakshëm që ka prekur rëndë vendin që prej vitit 2022.

Trajneri i Oleksandryias, Kiril Nesterenko, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, ishte i drejtpërdrejtë në qëndrimin e klubit ukrainas.

“Dua të falenderoj ushtarët tanë që na mundësojnë të jemi këtu dhe të përfaqësojmë vendin tonë. Rusia është agresore. Ne nuk mbështesim klubin e Partizanit të Beogradit në asnjë mënyrë për shkak të pjesëmarrjes së tyre në një turne në Rusi. E konsiderojmë këtë si një akt armiqësie.”

Ky reagim i ashpër i skuadrës ukrainase nuk është thjesht simbolik, ai pasqyron tensionet e thella politike që vijojnë të përshkojnë edhe botën e sportit evropian.

Për Oleksandryian aktivizohet edhe shqiptari Tedi Cara, i cili siguroi minuta në këtë sfidë me ngarkesë të veçantë, si në aspektin sportiv ashtu edhe emocional. Ndeshja u zhvillua në Katowice të Polonisë, në një ambient neutral për shkak të pamundësisë së klubeve ukrainase për të luajtur në territorin e tyre.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?