Tifozët e Reading në fushë

Sport

VIDEO/ Shtyhet ndeshja në Angli, mijëra tifozë pushtojnë fushën të inatosur me pronarin e klubit

13 Janar 2024, 19:31| Përditesimi: 13 Janar 2024, 19:32

  • Share

Reading - Port Vale nuk është zhvilluar sot në League One në Angli. Dueli i javës së 28-të u pezullua pasi tifozët vendas pushtuan fushën në minutën e 16-të, duke bërë që sfida të mos vijonte.

Reading po vuan një sezon të vështirë në zonën e ftohtë, kjo edhe pas heqjes së 16 pikëve nga Federata Angleze për shkak të Fair-Play Financiar dhe problemeve financiare.

Në "Select Car Leasing Stadium", tifozët vendas zgjodhën pikërisht minutën e 16-të për të pushtuar fushën dhe protestuar kundër Day Young, pronarit kinez të klubit.

Pas një ore qëndrimi në fushë, më shumë se dy mijë tifozë as që kishin ndërmend të tërhiqeshin dhe arbitri me delegatët e sfidës vendosën të pezullojnë gjithçka, me Reading që rrezikon me humbjen e ndeshjes në tavolinë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?