VIDEO FAKTE për vrasjet e 21 janarit/ Si Berisha tentoi t'ia hedh fajin opozitës! Komandati i Gardës Ndrea Prendi u mbrojt nga avokati që mbron tani Ish kryeministrin

21 Janar, 11:23| Përditesimi: 21 Janar, 16:19

  • Share

Shqiptarja.com sjell me video provat e 'zeza në të bardhë" që vërtetojnë se vrasjet e 21 janarit 2011 janë krim shtetëror për të cilën duhet të merret në pyetje në ish kryeministri Sali Berisha

Si Berisha tentoi t'ia hedh fajin opozitës për vrasjet e 21 janarit 2011  

Ora 19 30 . 21 Janar 2011

Në një konferencë për shtyp pak orë pas protestës, Sali Berisha, kryeministri i asaj kohe gënjen me vetdije dhe thotë se protestuesit i ka vrarë opozita pasi janë qëlluar me armë të lehta nga afër, që nuk i disponon garda.

Nga kryeministria deklaroi se sipas raporteve paraprake mbi incidentin, "viktimat ishin qëlluar nga afër me armë të një lloji të ndryshëm nga ato që përdor policia dhe Garda e Republikës". Gjithashtu ai i ftoi prokurorët që të hetonin ngjarjen.

Tjetër detaj i asaj kohe është dhe se urdhërat për ndalimin e oficerëve të dyshuar të Gardës së Republikës, nuk u zbatuan nga policia. Komandanti i Gardës, i asaj kohe, Ndrea Prendi, u dorëzuan 18 ditë më vonë, çfarë solli një humbje kohe në një fazë kritike, si dhe të mundësisë për të minimizuar bashkëpunimin ose shtrembërimin e së vërtetës.

Ndërkohë në videon që shqiptarja.com risjell në vëmendje janë pamjet nga gjykata e Tiranës, kur ai u shpall i pafajshëm dhe 'Pushteti i gjithë në rreshtë për të uruar Prendin se nuk u dënua.

Në sfond avokati aktual i Berishës që ishte dhe avokati i gardistëve, Genc Gjokutaj.  

Pyetja që lind sot është: Kur do pyetet nga Prokurori për këtë fshehje krimi.

Ora 11:27
VIDEO/ Ina Rama: Ja si u zhdukën filmimet e 11 kamerave dhe serveri i kryeministrisë

Kryeprokurja Ina Rama dëshmonte për mënyrën se si Sali Berisha si kryeministër ka fshirë filmimet e 11 kamerave me cilësi të lart dhe ka zhdukur serverin e kryeministrisë më 21 Janar në mesnatë.

Mjafton ky fakt për të ngritur akuzë ndaj Sali Berishës për prishje të qëllimshme provash.

“Ekzaminimet më të specializuara të lobaratorëve të FBI-së konfirmuan përtej çdo dyshimi se në datën 21 janar 2011, nga ora 19:24 deri në orën 19:36 në pajisjen regjistrues të këtij sistemi janë kopjuar të dhënat e regjistruara duke i hedhur në një pajisje të ngjashme, që mund të jetë hard disk, USB. Në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë në punë 11 kamera që kanë qenë të programuara të kryenin filmime të cilësisë të lartë. Filmimet nuk u vunë dhe nuk janë ende në funksion të hetimit të prokurorisë. Në datën 22 janar 2011 në orën 00:51 pajisjes i është bërë riformimi i hard disk, duke fshirë çdo regjistrim, përfshirë edhe regjistrimet e ngjarjeve gjatë protestës“, thonte Ina Rama aso kohe.

Ai dhe ekipi tij duhet të detyrohen të dorëzojnë filimimet ose të shkojnë në burg.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?