Politikë

VIDEO/ Si e nxiu Berisha imazhin e Shqipërisë në PPE: Jemi i vetmi narkoshtet në Europë, vendi ynë ka kartelet më të fuqishme të drogës

4 Qershor, 11:14| Përditesimi: 4 Qershor, 11:19

  • Share

Sali Berisha nxiu imazhin e Shqipërisë në Bruksel gjatë një samiti në PPE, duke e quajtur vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë.

Berisha kërkoi dërgimin e një misioni fakt-mbledhës në Shqipëri, teksa tha se kartelet shqiptare janë më të fuqishmet në Europë pasi kanë në dorë portet e vendit dhe janë të lidhura me prokurorë, policë dhe ministra.

Report Tv sjell këto video me momente nga fjala e Berishës në PPE, kur nxin imazhin e Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë është një eksportuese i madhe kriminaliteti, droge, por edhe emigrantësh.

Pjesë nga fjala e Berishës

Shqipëria është i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh.

Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm. Ne kemi në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet, cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelët në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nik: 04/06/2025 18:47

    Ky ka marre 500.000+ vota 30% e popullit jan ne injorance totale, mund ti vejne flaken Shqiperise nga padija edhe injoranca totale.

    Përgjigju
  • Neri: 04/06/2025 17:19

    Po kjo intelektualja Jorida, ke perfaqeson ne krahun e djathte te Sali kriminelit?! Turp

    Përgjigju
  • Tropoja: 04/06/2025 17:00

    Eh mor Sali, kur do kthesh kembet ti, qe te shpetoje kjo Shqiperi!

    Përgjigju
  • ILOG: 04/06/2025 16:20

    S'ESHTE PER TE BESUAR POR JA QE E DEGJOJME DHE E SHIKOJME...PER DYKEMBESHA TE TILLE DUHET RIKTHYER RRJEDHAT E DENIMEVE TE MEMES SHQIPERI KOMUNISTE......

    Përgjigju
  • GOLI: 04/06/2025 16:13

    S'ESHTE PER TE BESUAR POR JA QE E DEGJOJME DHE E SHIKOJME...PER DYKEMBESHA TE TILLE DUHET RIKTHYER RRJEDHAT E DENIMEVE TE MEMES SHQIPERI KOMUNISTE......

    Përgjigju
  • A...Zh: 04/06/2025 15:54

    Unik ne ligesi, pabesi, tradheti!

    Përgjigju
  • Altin: 04/06/2025 14:18

    Une nuk e di nese Berisha eshte spiun i Serbise, por askush nuk e ka bere punen sabotuese te Serbise ne Shqiperi me mire se ai.

    Përgjigju
    • goni: 04/06/2025 15:30

      jam plotesisht dakort me ju!

  • Deni: 04/06/2025 13:52

    WOW,me ke dhe per ke mendon se po flet ky?per ato plaacot e marionetat e partise se ti?c‘fundereine,shiko kenaqesine ne fytyren e tij…wow…fekale shtazore

    Përgjigju
  • nori: 04/06/2025 13:46

    Çfar do presësh nga krimineli non grata..

    Përgjigju
  • Cimi: 04/06/2025 12:49

    Turp! Vetem per karrige e pushtet te poshterosh vendin tend. Sa e ndyre kjo politike! Te gjithe shtetet kane parti me programe te ndryshme por jo ne kete fare menyre.

    Përgjigju
  • F.Z.K: 04/06/2025 12:47

    Mos o Zot ma keq, kaq poshte ka ra morali i ketije te pamorali.........nje njeri qe hedh peshtymen perpjet do i bije ne fytyre. As vendet me dashakeqe te Shqiperise nuk e kan nje mellef dhe urrejtje kaq te madhe per Shqiperine e shqiptaret. Ku e gjen ky njeri-kafshe kete te drejte dhe guxim qe te vjelle vrere ne ket menyre. U shofte rraca e keqe, dalte fare si sh**ra e pules........turp te kene ata familjare qe nuk e mbyllin ne qmendi kete perbindesh antshqiptar!

    Përgjigju
    • Papi: 04/06/2025 16:50

      Je mor komunista Ju vjen keq se thote te verteten

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?