VIP & Spektakël

Video/ Si u ngrit kurora 6m e lartë në koncertin e Noizit

16 Gusht 2022, 14:22| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 14:32

  • Share

Është një nga ngjarjet artistike që ka bërë më shumë zhurmë. Prej çmimit të lartë të biletave, pjesëmarrjes në numër të konsiderueshëm e atmosferës së gjallë që u krijua në sheshin “Nënë Tereza”.

Por, koncertin e  Noizit një prej detajeve që e bëri unik është kurora e tij. 14 m e gjerë, 6 m e lartë, polisterol i lyer me gold, kurora e të ashtuquajturit “mbreti” i rrepit vendas, u krijua nga një prej skulptorëve më në zë në vend Ardian Pepës.

Për 8 ditë së bashku me të birin, Egitin dhe studentët Xhemali Sinanaj dhe Markel Papajanis, Pepa realizoi porosinë për kurorën simbolike të këngëtarit.

M.Q./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?