Gjyqtari i pezulluar i Premier League, David Coote thith pluhur të bardhë (dyshohet kokainë) në një video tronditëse të realizuar gjatë arbitrimit të Europianit 2024 këtë verë.
Coote u pezullua nga PGMOL, organi drejtues për gjyqtarët profesionistë këtë javë, pasi u shfaq një video e tij duke ofenduar Liverpoolin dhe Jurgen Kloppin. Videoja e re ekskluzive e The Sun është realizuar më 6 korrik, një ditë pas ndeshjes çerekfinale të Euro 2024 midis Spanjës dhe Gjermanisë, ku ai pjesë mbështetëse e ekipit që gjykoi ndeshjen në VAR.
Ai ia dërgoi videon një shoku dhe besohet se ai filmoi veten në dhomën e tij të hotelit të financuar nga UEFA që e përdorte gjatë turneut evropian.
Miku, i cili dëshiron të mbetet anonim, zbulon gjithashtu se arbitri bëri komente të tjera nënçmuese ndaj klubit të futbollit Everton dhe lojtarit të Liverpool, Andy Robertson. Komentet e mëparshme të Coote për Klopp janë tani në qendër të një hetimi të PGMOL dhe FA për sjelljen e tij.
Ndërsa skandali u rrit këtë javë, UEFA gjithashtu e hoqi atë nga lista për ndeshjet gjatë pushimit ndërkombëtar të kësaj fundjave. Më shumë video u dërguan gjatë verës nga Franca, ku Coote drejtoi tre ndeshje futbolli në Lojërat Olimpike të Parisit. Këto përfshinin përplasjen midis Izraelit dhe Japonisë më 30 korrik, ku ai ishte përgjegjës për VAR.
Oh no, David Coote caught doing cocaine, he's really is finished as a referee!
— Football Hub (@FootbalIhub) November 13, 2024
The video is apparently from the 2024 Euros where he was officiating ????pic.twitter.com/OEnrTMtSu1
Uuuu dyshohet kokain thote!! Fjal esh kjo? Hahhahaha ai e thithi me gjithe tavolin
Përgjigju