Udhëheqësit e opozitës italiane i kanë bërë thirrje qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit të ndalojë grupet neofashiste pasi u shfaq një video rrënqethëse ku qindra burra bënin përshëndetje fashiste gjatë një ngjarjeje në Romë.
Turma u mblodh jashtë ish-selisë së Lëvizjes Sociale Italiane (MSI), një parti neofashiste e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, e cila përfundimisht u shndërrua në partinë Vëllezërit e Italisë së kryeministres Meloni. Mbledhja vjetore, në Via Aça Larentia në lindje të qytetit, përkujton 46-vjetorin e vrasjes së tre militantëve nga krahu rinor i partisë tashmë të zhdukur.
Në video, e cila u shpërnda gjerësisht në internet, burrat qëndrojnë në rreshta duke bërë përshëndetjen me krahë dhe duke bërtitur "të pranishëm" tre herë. Një nga ato pastaj bërtet "Për të gjithë shokët e rënë!”, një thirrje tipike tubuese e neofashistëve, raporton The Guardian.
“Romë, 7 janar 2024. Duket si viti 1924. Ajo që ndodhi është e papranueshme. Grupet neofashiste duhet të shpërbëhen, siç e parashikon kushtetuta”, shkroi në rrjetet sociale Elly Schlein, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë.