Festa e Liverpoolit në rrugët e qytetit

Sport

VIDEO/ Skuqet Liverpooli, skuadra e futbollit feston titullin e 20-të! Makina futet mes turmës dhe plagos 47 tifozë, arrestohet shoferi

26 Maj, 18:13| Përditesimi: 27 Maj, 08:29

  • Share

LIVERPOOL - Me autobus të hapur në rrugët e qytetit, Liverpooli është "skuqur" të hënën e 26 majit pasi skuadra e futbollit festoi me tifozët titullin e 20-të kampion në Premier League.

Nëse trofeu në fushë u ngrit ditë më parë, djemtë e Arne Slot po shijojnë suksesin me parakalimin në Liverpool, ndërsa janë me mijëra tifozë që kanë dalë në rrugë për të parë nga pranë lojtarët dhe trofeun.

Për herë të fundit diçka e tillë ndodhte në vitin 1990, pasi në vitin 2020 për shkak të pandemisë së Covid-19 trofeu nuk u festua në rrugët e qytetit në mënyrë të organizuar. Paçka rregullave për distancimin social, edhe në 2020 shumë tifozë u mblodhën jashtë "Anfield" për titullin që mungonte prej 30 vitesh, duke thyer rregullat.

Festa e titullit kampion në rrugët e Liverpool mund të kthehej në një tragjedi, pasi një person futi makinën mes turmës ku ndodheshin tifozët e 'të kuqve' duke përplasur 47 prej tyre. Dy tifozë janë të lënduar më rëndë, ndërsa shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje. Shoferi i mjetit që për pak shkaktoi tragjedinë u vendos në pranga nga policia.

Ora 20:25
VIDEO/ Festa mund të kthehej në tragjedi, makina futet mes turmës dhe plagos 47 tifozë të Liverpoolit! Arrestohet shoferi

Festa e titullit kampion në rrugët e Liverpool mund të kthehej në një tragjedi, pasi një person futi makinën mes turmës ku ndodheshin tifozët e 'të kuqve' duke përplasur 47 prej tyre. Dy tifozë janë të lënduar më rëndë, ndërsa shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje. Shoferi i mjetit që për pak shkaktoi tragjedinë u vendos në pranga nga policia. 

“Aktualisht po merremi me raportime për një RTC (Përplasje Trafiku Rrugor) në qendër të qytetit të Liverpulit. Na kontaktuan pak pas orës 18:00 sot, të hënën, më 26 maj, pas raportimeve se një makinë kishte përplasur me një numër këmbësorësh në 'Rrugën Water'. Makina u ndal në vendngjarje dhe një person është ndaluar", njofton policia.

Pamjet filmike tregojnë kordone policie të vendosura rreth rrugës së mbushur me mbeturina, me një prani të madhe policie, ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse në vendngjarje.

Disa dëshmitarë okularë, sipas asaj që raportojnë mediat britanike, kanë deklaruar se drejtuesi i automjetit e ka goditur me qëllim turmën e tifozëve të futbollit në qendër të qytetit këtë mbrëmje.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një makinë që lëviz me zig-zag mes turmës në Dale Street, duke përplasur disa persona përpara se të ndalet. 

Agjentët kanë rrethuar të gjithë zonën ku janë lënduar tifozët e skuadrës së futbollit. Kryeministri Keir Starmer dhe ministrja e Brendshme Yvette Cooper janë në kontakt me autoritetet dhe po marrin informacion të përditësuar për zhvillimet.

“Skenat që vijnë nga Liverpool janë tronditëse”, deklaron Starmer në një komunikatë të shpërndarë nga Downing Street. “Shpreh afërsinë time me të plagosurit dhe me të gjithë ata që janë përfshirë. Dua të falënderoj policinë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë për ndërhyrjen e tyre të menjëhershme në këtë ngjarje shokuese. Jam në kontakt me autoritetet dhe u bëj thirrje të gjithëve të lejojnë policinë dhe hetuesit të bëjnë punën e tyre.”

Një dëshmitare okularë, Natasha Rinaldi, që jeton në rrugën e qendrës së Liverpool-it ku ndodhi incidenti, i tha Sky News: “Njerëzit dukeshin të dëshpëruar. Pamë nga dritarja dhe pamë që makina kishte përplasur disa persona. Atëherë njerëzit filluan të vraponin drejt makinës për të ndaluar drejtuesin dhe u përpoqën të thyenin automjetin. Policia bëri ç’është e mundur për të ndaluar dhe larguar turmën.”

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?