Ne shenjester, palestinezi i qelluar nga snajperi izraelit

Bota

Video/ Snajperi izraelit qëllon palestinezin, ministri i Mbrojtjes: Meriton medalje!

10 Prill 2018, 22:19| Përditesimi: 10 Prill 2018, 22:23

  • Share

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha se qitësi izraelit i cili qëlloi një palestinez në kufirin me Gazën, sikurse u pa në një video mjaft të përfolur “meriton një medalje”.

Sipas BBC Pamjet e incidentit, në të cilin një ushtar shprehte gëzimin që e kishte filmuar, bënë që akti të dënohej nga politikanë dhe grupe të të drejtave të njeriut.  

Ushtria e izraelit tha se personi i qëlluar po organizonte një revoltë dhe u qëllua në këmbë.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se ushtarët e përfshirë në filmime do të përballen me këtë çështje.

Në videon e publikuar të hënën, tre burra shihen pranë barrierës së hekurt. Më pas dëgjohet një e shtënë dhe një person i cili qëndronte mbi barrierë dhe që dukej i paarmatosur, shihet teksa bie përtokë.

Një zë dëgjohet tepër entuziast teksa deklaron në hebraishte: “Uau, çfarë video. Po! Bir bushtre!”.  

Më pas një grumbull me njerëz shihet të tërheqë personin e qëlluar. Gjendja e tij shëndetësore nuk është e qartë.

Komento

Komente

  • gazi gazes: 11/04/2018 09:29

    po kur eshte per palestinezet askush nuk flet, dhe kur kritikojne israelin direkt turret usaa e para dhe fillojne kercenimet e zhdukjet, dhe cilesohesh si antisemiitist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?