VIDEOLAJM/ Ermonela Jaho vjen me ‘lule borë’, me artistë me aftësi të kufizuara! Artistja: Muzika s’njeh kufizime, mora një mësim jete

4 Dhjetor 2021, 12:34| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 12:40

  • Share

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, diva e muzikës klasike Ermonela Jaho sjell këngën “Lule Bore” të kënduar nga artistë të talentuar, disa prej tyre diplomuar në Universitetin e Arteve. Ajo thotë se bashkëpunimi me ta i dhuroi shumë emocione dhe një mësim jete.

“Secili prej nesh është një qenie unike Më dhanë një emocion të jashtëzakonshëm dhe një mësim në jetë. Duhet të duam, të respektojmë njeri-tjetrin për atë që jemi”, u shpreh sopranoja.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?