Ardon Jashari mbërrin në Milano

Sport

VIDEO/ Ardon Jashari 'zbarkon' në Milano dhe kalon testet mjekësore, bëhet shqiptari i parë i kuqezinjve: Jam i lumtur, forca Milan

6 Gusht, 08:23| Përditesimi: 6 Gusht, 19:09

  • Share

MILANO, Itali - Ardon Jashari ka qenë tifoz i Milanit që në vegjëli dhe 23-vjeçari ndodhet në Milano ku ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa tani po bëhet gati për të veshur fanellën kuqezi me numrin 30-të mbi shpinë. Pas muajsh të gjata negociatash me Club Brugge, belgët u bindën nga 39 milionë eurot e ofruara nga Igli Tare.

Tani mund ta themi me plot gojën se shqiptari që luan me Zvicrën do jetë blerja e re për mesfushën e Milanit, duke iu shtuar Riccit dhe Modric. Në orët e pasdites së vonë të së martës, Jashari ka udhëtuar me charter nga Belgjika për në Milano dhe mbrëmja e pa të prekte tokën milaneze, me lumturinë që dukej në sytë e djaloshit. "Jam shumë i lumtur, forca Milan", tha ai për mediet që e prisnin, si dhe tifozët që kishin dalë për t'i uruar mirëseardhjen.

SHIFRAT

Milan do derdhë në arkën e Club Brugge 34 milionë euro menjëherë dhe pesë milionë të tjera në formë bonusesh lehtësisht të arritshme. Këtë mëngjes Jashari zhvilloi testet mjekësore, për të hedhur më pas firmën në kontratën që detyrimisht do jetë pesë vjeçare, për ta bërë atë shqiptarin e parë që vesh fanellën e Milanit. Sot në 18:00 ai do paraqitet në stërvitje me ekipin e Max Allegrit.

 

Ora 19:03
Ardon Jashari flet si kuqezi dhe firmos, mesazh për tifozët: Forca Milan, i kënaqur që jam këtu! (VIDEO)

Futbollisti shqiptar Ardon Jashari do të jetë lojtari më i ri i ekipit të Milanit, me drejtor sportiv bashkëatdhetarin e tij Igli Tare.

Ai ka zbarkuar në klub ku ka kaluar testet mjekësore dhe hedhjen e firmës për klubin italian të Serie A.

Gjithashtu ka lënë edhe një mesazh për tifozët milanezë nëpërmjet rrjetit Instagram, ku shfaqen edhe pamjet e kalimit të testeve mjekësore dhe dakordësisë.

“Forca Milan, jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, shprehet shqiptari, teksa e përsërit këtë thirrje edhe në fund teksa largohet me makinën e tij pas përfundimit të takimit në klub.

Ora 14:39
FOTOLAJM/ Mister Ardon Jashari, shqiptari i parë i Milanit është gati për t'u prezantuar te kuqezinjtë

Pasi kaloi testet mjekësore, Ardon Jashari është gati për fotot zyrtare para prezantimit të tij si futbollisti i ri i Milanit. Djaloshi nga Kumanova bëhet shqiptari i parë që vesh fanellën e Milanit, paçka faktit që ai ka zgjedhur të luaj për Zvicrën.

Pas shqiptarit Igli Tares si drejtor sportiv i kuqezinjve, Jashari është gati për fanellën me numrin 30-të mbi shpinë dhe një kontratë që do e mbaj të lidhur me Milanin për pesë vite. Pas fotove dhe prezantimit, sot në orën 18:00 ai do bashkohet me ekipin e Max Allegrit në stërvitje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?