Duke mbrojtur ligjshmërinë kontrollin dhe sekustrimin e telefonave të gazetarit Elton Qyno, përfaqësuesit e SPAK artikuluan një deklaratë të paprecedentë gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila kompromenton jo vetëm gazetarët e kronikës, por edhe vetë SPAK-un.
Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno bashkë me Ols Dadon, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin. Kjo tregon se çdo material sekret që publikohet në media merr miratimin e SPAK-ut. Ky pohim e vizaton SPAK-un si kryeredaktorin e të gjithë gazetarëve, si filtrin që jep ‘OK’ ose jo për publikimin e një materiali në media.
Deklarata tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.
Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut. “Nuk është detyrim ligjor, por detyrim etik,” tha prokurori.
Gjyqtarja: Kishte mundësi që kërkuesi ta dinte që kishte një hetim në lidhje me të gjithë këtë informacion?
Prokurori: Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me një anë subjektive të vetë shtetasit apo të themi gazetarit duke qene se është një gazetar i vjetër kronike… Ka pasur të gjithë eksperiencat apo informacionet e duhura për të shtuar çfarëdo lloj informacioni që dispononte dhe në thonjëza të bënte çfarë të donte. E përmenda dhe më parë gjatë pyetjeve që i bëra mbrojtjes, kemi pasur dhe raste të tjera kur gazetarë të të njëjtit nivel të hetimit kanë pasur në dorë informacione të tilla dhe kanë ardhur dhe na kanë kontaktuar: ky informacion a është i vërtetë dhe a mund ta publikojmë, ju prish punë apo jo?
Gjyqtarja: Ekziston si detyrim ligjor ky? Mund të na citoni dispozitën ligjore? Pra, jemi në kushtet e kundërligjshmërisë nëse ai njk vjen ta konfirmojë me ju këtë gjë? Pra, jemi në kushtet e praktikës, është thjesht një praktikë apo kemi detyrim ligjor që nuk është zbatuar?
Prokurori: Nuk flasim për detyrim ligjor. Nuk është asnjëlloj detyrimi ligjor, po flas për detyrim etik. Balancë që formohet shpesh nga mbrojtja. Ne jemi ruajtës të etikës, ruajtës të burimit, që ne nuk e kërkojmë burimin. Në fakt ne e kërkojmë nëse është pra subjekti jonë, burimi gazetaresk apo ruajtës së interesit publik dhe cënim.
Gjyqtarja: Për cënim të etikës mund të ketë veprime nga ana e prokurorisë në këtë drejtim?
Prokurori: Jo znj. Kryetare. Nuk i kemi ato atribute. Mund të ketë nga ana e gazetarëve apo ndonjë …. Tjetër shtetëror kushtetues, por ne se kemi. Ne veprojmë vetëm me rrjedhjen e informacionit….
Deklarata para anëtarëve të Kushtetueses duket se i jep fund edhe debatit për publikimin e përgjimeve dhe të dhënave të tjera hetimore në disa medja pranë Familjes Berisha. Çdo sekret hetimor që ekspozohet në media, sipas këtij pohimi, ka marrë miratimin e SPAK-ut.
Ky ‘rregull’ nuk është zbatuar nga gazetari Elton Qyno, i cili ishte në dy raste objekt reprezalje, e cila duket se reflekton inatë dhe hakmarrje nga segmente të caktuara në SPAK. Ndoshta do të mjaftojë vetëm ky pretendim, pra që gazetarët duhet të marrin miratimin e SPAK kur raportojnë një informacion me natyrë sekrete, që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë SPAK për rastin Qyno, duke vendosur një kufi edhe për raste tjera revanshi. SPAK ka ekskluzivitetin për veprat penale të parashikuara në nenin 75/a të KPP dhe të përfaqësojë akuzën në gjykatë, por nuk mund të bëjë shefin e gazetarëve, duke kontrolluar lajmet rreth veprimtarisë së SPAK./Prapaskena
Komente

Te bojn qef deri sa te mbarojne zgjedhjet, masnaj do i bashkohen te zotit qe po ngordh dita dites.
PërgjigjuVetem te lexosh si flasin Prokuroret me nga 5 mije € ne muaj, dhe aty kupton se cfare pergatitje kane. Turp per drejtesine e re.
PërgjigjuMe te vertet,skandal,keta duhet ti petmbahen ligjeve e jo moralit etik,sekreti hetimor eshte sekret,e kush e thyen,sidomos per qellime politike,shkel ligjet ne fuqi!!
E shikon që fara e plepave ka ndyrë edhe "drejtësinë e re". O Ramses, këtë nuk e kishe parashikuar?
PërgjigjuKjo do te thote se aspaku qenka krahu i djathte i saliut , per deri sa e lene nje kriminel te broçkullisi si te doje .Atehere qenkan denuar personat PS me urdher te saliut .spaku duhet te ndryshoje komplet qe nga prokuroret BKH e te gjithe me radhe .