Finalja e Super Bowl dhe Donald Trump në stadium

Sport

VIDEO/ Spektakël në finale, Philadelphia Eagles fiton Super Bowl kundër Kansas! Trump largohet para kohe, një i arrestuar në fushë

10 Shkurt, 15:54| Përditesimi: 10 Shkurt, 16:01

  • Share

New Orleans, Louisiana (SHBA) - Për herë të dytë në histori, Philadelphia Eagles është kampion i Super Bowl në atë që njihet si "futbolli amerikan". Dominim absolut i Philadelphia që triumfoi 40-22 kundër Kansas City Chiefs.

Mbrojtja dhe sulmi i “Shqiponjave” shkëlqyen për të marrë trofeun e dytë historik. Philadelphia hakmerret për atë humbje të dy viteve më parë, për t’u rikthyer sërish në majë.

Finalja e 59-të në historinë e këtij sporti popullor në SHBA pa shumë figura VIP në stadium, mes tyre edhe presidenti Donald Trump. Ai u vu re që të largohej nga “Caesars Superdome” përpara kohe.

Në fillim të takimit presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte parashikuar një fitore të Kansas City, pasi sipas tij diferencën do ta bënte lojtari më i mirë i NFL, Patric Mahoms.

Mbase në zgjedhjen e bërë nga presidenti ka ndikuar edhe refuzimi që i bëri ftesës së tij ekipi i Philadelphias në 2018-ën pas triumfit në Super Bowl, kur refuzoi që të shkonte në pritjen e Shtëpisë së Bardhë.

Incident në stadium gjatë pjesëve, me një flamur palestinez që u shpalos nga një tifoz që hyri në fushë për t'u neutralizuar më pas nga forcat e sigurisë. Spektakli u ndoq nga yje të futbollit e muzikës, si Taylor Sift, apo edhe Lionel Messi e Antoine Griezmann.

Tre finalet e radhës

NFL ka zyrtarizuar tri stadiumet e radhës që do të presin në tre vitet e ardhshme eventin më të madh të kësaj disipline. Kështu Super Bowl 60 do të organizohet në Santa Clara të Californisë në “Levi's Stadium” ku luan takimet e veta formacioni i San Francisco 49ers.

Edhe Super Bowl 61 do të mbahet po në shtetin e Californisë pasi finalja e madhe do të organizohet në “SoFi Stadium” të Los Angelosit ku luan takimet e veta ekipi i Rams.

NFL ka zbuluar edhe destinacionin e Super Bowl 62. Kjo finale do të mbahet në Atlanta në “Mercedez-Benz Stadium”.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?