Pritja fantastike e Maignan

Sport

VIDEO/ 'Spidermani' Mike Maignan, pritja e pabesueshme e portierit të Milanit në përballjen kundër Juventusit

6 Tetor, 09:13| Përditesimi: 6 Tetor, 09:15

  • Share

TORINO - Juventusi dhe Milani barazuan 0-0 në raundin e gjashtë të Serie A. Megjithëse shumë raste, dy ishin momentet deçizive të sfidës. Humbja e penalltisë nga Pulisic i Milanit në minutën e 53-të dhe pritja e Mike Maignan, portierit të Milanit, kundër Gattit.

Në minutën e 47-të, pra fill pas nisjes së fraksionit të dytë, Conceiçao hodhi një krosim në zonë. Devijimi i Ruganit bëri që Gatti ta kishte topin para Maignan, me këtë të fundit që u hodh mbi sferën duke bërë një hapje që bllokoi gjithë pasqyrën e portës.

Në fund topi u përplas në duart e francezit dhe Gatti nuk mundi të gëzonte tifozët e tij. Kjo pritje po komentohet gjatë në Itali, duke u quajtur si më e mira e vitit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?