Tifozët në stadiumin 'Antonio Vespucio Liberti'

VIDEO/ Stadiumi nuk mbante më, rekord tifozësh për shekullin e 21! River Plate fiton me përmbysje

13 Shkurt 2023, 10:16| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 10:17

  • Share

River Plate fitoi 2-1 me Argentinos Junior për javën e tretë në Ligën Profesioniste të Argjentinës. Në këtë përballje është vendosur edhe një rekord sa i takon numrit të tifozëve në stadiumin "Antonio Vespucio Liberti", pasi të pranishëm kanë qenë 83.198 tifozë; një numër rekord ky sa i takon personave që janë në stadiumet e Argjentinës për shekullin e 21.

Nën një atmosferë të zjarrtë, vendasit e panë veten të ndëshkoheshin nga Mac Allister në minutën e 43-të, duke vendosur heshtjen në stadium. Në pjesën e dytë Miguel Borja barazoi nga pika e penalltisë në minutën e 50-të, teksa sërish nga 11 metra River Plate kaloi në avantazh në minutën e 71 me Barco. Entuziazmi ka qenë i madh në stadium, ndërsa River pas tre javësh mban vendin e katërt me gjashtë pikë, një më pak se tre ekipet që janë në krye (Huracan, Rosario, Belgrano). Kujtojmë se futbolli ka një popullaritet të madh në Argjentinë.

Stadiumi i tejmbushur

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?