Shqipëria do të mirëpresë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake amerikane në Europë. Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të SHBA me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
Kryeministri shtoi se Shqipëria do të ketë rol kyc në stërvitjen ‘Defender Europe’ si vend që tregon angazhim maksimal për stabilitetin në rajon.
“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s
Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Rama.
Stërvitja ‘Defender’ do të nisë më 22 maj dhe do të zhvillohet deri më 2 qershor. Stërvitja përfshin më shumë se 7,000 anëtarë të shërbimit të SHBA dhe 17,000 trupa shumëkombëshe nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere. Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.
Për nisjen e kësaj stërvitjeje do të ketë edhe një aktivitet hapës, ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Kujtojmë që të njëjtën stërvitje Shqipëria e priti edhe dy vite më parë.
si gjithmone shqiperia ka qene gjithmone ne projektet me te mira te vendit
PërgjigjuSuper mundesi per ushtrine shqiptare
PërgjigjuI uroj suksese gocave dhe cunave Shqipetare ne kete stervitje te japin me te mirem
PërgjigjuShyqyr kemi arrit ne ate stad sa te kemi ushtri
Përgjigjushume mire presim te kemi sa me shume sukses ne kete fushat shume te bukur qe keni nisur
Përgjigju