Goli i pësuar nga Strakosha

Sport

VIDEO/ Strakosha titullar pas 5 muajsh, nuk lëviz nga vendi te goli që solli eliminimin e Brentford

7 Janar 2023, 21:06
  • Share

Brentford humbi 0-1 me West Ham duke u eliminuar që në raundin e 1/32 në FA Cup në Angli. Në këtë duel nga minuta e parë te Brentford ishte edhe Thomas Strakosha. Portieri i kombëtares shqiptare u kthye mes shtyllave pas pesë muajsh, prej gushtit të shkuar kur luajti po në Kupë.

Dëmtimi e ka mbajtur jashtë Strakoshën, që aventura në Premier League nuk po shkon siç pritej. Në duelin e sotëm, Strakosha nuk mundi të ndalë goditjen e Benrahma nga afro 23 metra, me gardianin që nuk lëvizi nga vendi edhe falë trajektores së gjuajtjes që solli golin e kualifikimit për West Ham.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?