Valë të larta prej disa metrash, të shkaktuara nga stuhitë në Antalia, dëmtuan anijet dhe shkaktuan ndërprerje të transportit në rajonin e njohur turistik turk.
Kushtet e motit në rajon ndikuan negativisht në jetën e përditshme në qytet.
Për shkak të dallgëve të shkaktuara nga stuhia, një varkë në Marina u përmbyt dhe shumë të tjera u dëmtuan, raporton media turke Anadolu.
Krahas kësaj, dallgët kanë mbërritur edhe në rrugë, ndërsa qarkullimi në bulevardin Akdeniz është zhvilluar me një korsi në disa pika.
Ekipet e policisë paralajmëruan ata që shëtisin përgjatë bregdetit të jenë të kujdesshëm. Për shkak të stuhisë, në plazhe shihen pak turistë.