Disa persona mes tyre dhe një peshkop u godit me thikë gjatë meshës në një kishë të krishterë asiriane në Wakeley, në Sidney.
Një video që qarkullon në rrjete sociale tregon një burrë që i afrohet peshkopit dhe e qëllon me thikë disa herë. Sipas mediave australiane, të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë. Policia ka njoftuar tashmë arrestimin e një personi.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, sulmuesi shihet teksa i afrohet peshkopit i cili po kremton meshën dhe e godet me një send, i cili nuk dallohet saktë
Në një deklaratë, policia tha se disa njerëz kishin pësuar "lëndime" dhe se "askush nuk është në rrezik për jetën e megjithatë po trajtohen nga mjekët. Autoritetet thanë se një hetim ishte nisur dhe se komunitetit lokal i ishte kërkuar që të shmangte zonën.
Peshkopi Mar Mari Emmanuel është udhëheqësi i një sekti ultra-konservator ortodoks asirian që ka marrë një rol të spikatur në lëvizjen e jetës së krishterë dhe ka tërhequr të krishterët e linjës së ashpër për predikimet e tij anti-LGBTQ dhe skepticizmin në lidhje me pandeminë COVID-19 .
Sekt? Sekt se ndjek Fjalën e Zotit? Na lodhet shpirtin me LGBT etj... Zoti thotë mos gjyko, Zoti thotë une i mora mëkatet në Kryq... Zoti nuk urren homoseksualet, por homoseksualitetin. Ai për ata dha jetën e Tij. Lavdia i qoftë! Ndaj, boll bëtë lobbing LGBT, TRANS se i morët fëmijët meqafe duke ju bere lavazh truri.
Përgjigju