TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar me tone të ashpra ndaj sulmeve që janë bërë ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila do shpallë vendimin për Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg pasi u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një video të ndarë në rrjetet sociale, Braçe shkruan se çështja e Fredi Belerit i takon vetëm drejtësisë shqiptare dhe një sulm i pashembullt që po bëjnë mediat greke ndaj gjyqtares Gjoka nuk ndodh në asnjë vend të BE.
Sipas tij, ky sulm mbart modelin e ish kryeministrit Sali Berisha dhe grupit të tij, të cilët i janë ngjitur monizmit grek. Braçe i referohet sulmeve të Berishës nga dritarja ndaj gjyqtares Gjoka,. Ai thekson se këto sulme ndaj një gjyqtari janë turp dhen everi dhe duhet të marrin fund.
“Sulmi ndaj një gjyqtareje shqiptare është i pashembullt, nuk ka të ngjashëm. Ndodh ndaj një gjyqtareje të sistemit të ri të drejtësisë. Nuk ka të ngjashëm, jo në raport me Shqipërinë, por nuk ka të ngjashëm në raport me vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Sulmi i unifikuar ka në thelb një çështje, të shtetasit shqiptar Alfred Beleri, që duhet të jetë thjesht e drejtësisë dhe e kurrkujt tjetër. E sistemi të drejtësisë shumë të vlerësuar në Shqipëri. Dy gjera më kanë bërë përshtypje të sulmit grek ndaj gjyqtares shqiptare, monizmi grek në trajtimin e çështjes së Belerit dhe sulmi ndaj gjyqtares shqiptare. Çdo zë ndryshe në trajtimin e çështjes Beleri në Greqi ka njohur një sulm fashist dhe është bërë të heshtë atje. Dhe e dyta, të gjithë këta luftëtarët e mëdhenj kundër monizmit në Shqipëri i janë bashkëngjitur si ai.... (jashtëqitja) pas këpuce monizmit grek në trajtimin e kësaj çështje. Për cilat interesa? Beleri është shumë më tepër se një shtetas shqiptar i dyshuar për blerje votash e me gjasë të fitimit të një mandati të pamerituar. Fredi Beleri është me shume se sa një shtetas shqiptar i dënuar ne GREQI-nga GREQIA për “dijeni, bashkëpunim ne armëmbajtje pa leje nga personi i trete” dhe i treti është kreu i një komandoje greke me gjase për se dyti ne drejtim te kufirit shqiptar, për të vrarë ushtarakë shqiptarë, siç më pare ne PESHKEPI;
Fredi Beleri është më shumë se sa një shtetas shqiptar i dënuari nga këtu, nga drejtësia në Shqipëri për “thirrje për urrejtje kombëtare, poshtërim i republikës dhe simboleve te saj”; Fredi Beleri është pjese e një xhiroje te neveritshme të përdorimit te një organizate të minoritetit grek ne Shqipëri, për qëllime te errëta, ordinere kundër rendit publik dhe qytetareve ne SHQIPERI!
Sulmi ndaj gjyqtares nuk është thjesht dhe vetëm grek. Sulmi ndaj gjyqtares është modeli i në mendësie, identiteti i një shqiptari tjetër këtu, Sali Berishës, mediave të tij, avokatëve të tij, është turp, neveri, fyerja e artikular dje ndaj një gjyqtareje, duhet të marrë fund”, thotë Braçe.
Turp dhe neveri per Brace ziun, i cili eshte shembulli konkret, me ze dhe figure, i sulmit te pa precedente ndaj nje prokurori. Pafytyresia dhe hipokrizia e tij ne kete deklarata te ngjall vetem neveri , neveri dhe vetem neveri.
PërgjigjuSi perfundim kjo znj. gjyqtare ka falsifikuar apo jo? Eshte e vertet qe eshte denuar apo jo? Mos e devijoni çeshtjen, Beleri eshte ai qe eshte dhe e dime tashme te gjithe por nuk do pastrojm Cv-ne e gjyqtares me Belerin. Nese gjyqtarja nuk ka falsifikuar do queshe sulm. Ne rast se ka falsifikuar nuk eshte sulm eshte nje e vertet qe po e perdor nje njeri qe konsideron se eshte sulmuar.
Përgjigju