Bota

VIDEO/ Sulmohet me dron fabrika ruse, ja pasojat

7 Mars 2024, 20:49| Përditesimi: 7 Mars 2024, 20:54

  • Share

Një fabrikë ruse e cila ndodhet në një rajon gati 350 milje në veri të Moskës është goditur nga një dron, ditën e sotme.

Sipas SkyNews. guvernatori Georgy Filimonov konfirmoi se tha se objekti i menaxhuar nga kompania e minierave të çelikut Severstal, në qytetin e Cherepovets, ishte goditur me dron.

“Në rajonin e Vologdës, në ndërmarrjen Severstal mëngjesin e sotëm, ka ndodhur një incident. Fabrika goditur nga një mjet ajror pa pilot me origjinë të panjohur”,-  ka shkruar ai në Telegram .

“Nuk ka pasur viktima, kjo është gjëja kryesore”,-thekson ai.

Guvernatori rus shtoi se fabrika vazhdonte të funksiononte normalisht dhe autoritetet po hetojnë mbi sulmin.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?