Armando Dobra

Sport

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares mahnit në Angli, gol 'alla Del Piero'

29 Janar, 10:35| Përditesimi: 29 Janar, 10:36

  • Share

Chesterfield fitoi 3-0 kundër Bromley për raundin e 29-të në Ligën e Dytë të Anglisë. Protagonist në këtë duel u bë Armando Dobra, sulmuesi i Kombëtares U-21.

Ka qenë minuta e 36-të kur Dobra ka marrë një pasim të bukur, ka kontrolluar topin duke e pozicionuar në kënd goditës dhe me një veprim mashtrues ka nxjerrë jashtë loje mbrojtësin, teksa goditja e tij u ndal në rrjetë.

Gol që u cilësua si "alla Del Piero" për vetë mënyrën e ekzekutimit. Dhjetë gola ka shënuar këtë sezon 23-vjeçari Dobra që është në pritje të një ftesë nga Sylvinho për në ekipin e parë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?