Marco Reus po luan ndeshjen e fundit me Borussia Dortmund në Bundesligë. Në "Iduna Park" Reus është përshëndetur me një cermoni të veçantë, teksa nuk kanë munguar edhe koreografitë në nder të tij.
Sulmuesi që u bashkua si një fëmijë me klubin verdhezi largohet pas 12 vitesh si profesionist, teksa nuk mund të mos shënonte. Dormtund fitoi 2-0 në pjesën e parë kundër Darmstadt, me golin e dytë që u shënua nga Reus.
Një 'perlë' nga goditja e dënimit në të 38 minutë bëri që 80 mijë tifozët në stadium dhe miliona nga ekrani të festonin edhe më shumë, për golin në ndeshjen e lamtumirës para tifozëve.
Pritet që Reus të ketë minuta edhe në finalen e Champions League, me Dortmund që më 1 qershor luan kundër Real Madrid në Londër.
MARCO REUS MARCA UM GOLAÇO DE FALTA NA SUA DESPEDIDA!! ????????????????
— ???????????????????????????????????????????????? ???????????????????????????? ???????????????? (@BundesInsider) May 18, 2024
pic.twitter.com/4izMF7RXv9