Goli i Biraghit

VIDEO/ Supergol nga 50 metra, kapiteni i Fiorentinës 'çmend' tifozët! Regjia e papërgatitur

28 Shkurt 2023, 11:10
  • Share

Fiorentina fitoi dje 0-3 kundër Hellas Verona për javën e 24-t në Serie A. Goli i tretë në këtë përballje ishte fantastik, me kapitenin e miqve, Biraghi që shënoi nga 50 metra. Një faull në mesin e fushës u shfrytëzua nga Biraghi, i cili goditi portën nga pozicioni i largët.

Sfera përfundoi në rrjetë, me tifozët në stadium që shijuan një gol që nuk ndodh shpesh. Edhe regjia u duk e papërgatitur në këtë moment, teksa ishte në përsëritjen e faullit.

Supergoli ka bërë xhiron e mediave, me Biraghin që ka shënuar golin më të bukur në karrierë nga 50 metra.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?