Renaldo Torraj është ndër talentet e shumtë të Shqipërisë. Djaloshi 18-vjeçar bën pjesë te moshat U-21 të Burnley-t në Angli, me të tijtë që fituan ndeshjen kundër Colchester me rezultatin 2-1. Sulmuesi anësor ka shënuar nga distanca një gol për kornizë, duke shtnagur gardianin mik.
Pjesë e U-21 të Shqipërisë, Torraj ka luajtur me të gjitha grupmoshat e kuqezinjve, teksa edhe pse në moshë më të re luan me U-21. I dalë nga moshat e Tottenham, djaloshi i lindur në Londër gjashtë muaj më parë u transferua te moshat e Burnley për më shumë hapësirë.
Me kontratë deri verën e këtij viti, Torraj duket se do rikthehet te Tottenham në fundin e sezonit, me Spurs që nuk dëshiron të lërë të lirë një lojtar që duket me perspektivë edhe për Kombëtaren A të Shqipërisë.