Jasir Asani

Sport

VIDEO/ Sylvinho e ftoi për herë të parë në Kombëtare, Jasir Asani tripletë në Korenë e Jugut

18 Mars 2023, 19:50
  • Share

Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare të futbollit, Jasir Asani ka shënuar tripletë në Korenë e Jugut. Guangju fitoi 5-0 në shtëpi me Incheon për javën e katërt të kampionatit, teksa Asani shënoi tre gola të bukur me ekipin që është bashkuar disa javë më parë.

Në minutën e nëntë të ndeshjes, Jasiri hapi ndeshjen. Goli i dytë u shënua në të 69 minutë pas një kontrolli të topit në zonë, teksa tre minuta më vonë shqiptari i Shkupit realizoi një perlë nga afro 23 metra për tripletën personale.

27-vjeçari la Kisvarën në merkaton e janarit dhe nga Hungaria kaloi në Korenë e Jugut. Vetëm dje trajneri i Kombëtares, Sylvinho shpalli listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 kundër Polonisë (27 mars), me Asanin që për herë të parë do luajë me Shqipërinë A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?