Vetëm dy minuta në dy ndeshjet e Kombëtares, kaq kohë iu dha Ernest Muçit për të treguar aftësitë e tij. Në humbjen e Shqipërisë 2-0 në Pragë kundër Çekisë, sulmuesi u aktivizua vetëm në fund.
Paçka mungesës së minutave te Shqipëria, së fundmi është UEFA e cila ka “reklamuar” aftësitë e Muçit nëpërmjet faqes zyrtare të Europa League. Me disa performanca të shkëlqyera të shqiptarit, UEFA i dërgon “mesazh” Sylvinhos i cili nuk preferon ta aktivizojë te Kombëtarja.
“Ernest Muçi magjepsës”, shkruan UEFA Europa League krah videos kur shihet ish-sulmuesi i Tiranës duke dhuruar spektakël me ish-ekipin, Legia e Varshavës në Europa League.
Kujtojmë se Muçi prej janarit 2024 është pjesë e Besiktas, me turqit që paguan 8 mln euro për ta blerë nga Legia.
Ernest Muçi pic.twitter.com/1qSCko2oIY
— News video (@Newsvideo13) October 18, 2024