PORTUGALI - Trajneri i Kombëtares, Sylvinho vijon turin në Evropë duke ndjekur nga pranë lojtarët kuqezi. Këtë të premte në "Do Dragao" të Portos vendasit mposhtën 2-1 Famalicaon, për raundin e 30-të në elitën portugeze të futbollit.
Për miqtë titullar luajti Enea Mihaj, me shtatëlartin e mbrojtjes që u gradua edhe kapiten. Mihaj ka bërë një paraqitje të mirë në sytë e Sylvinhos dhe me notën 6.3 ishte ndër më të vlerësuarit për ekipin e tij.
Dopieta e Mora vendosi tri pikët për Porton, ndërsa goli i Pedro Bondo në fund shërbeu sa për statistikë për Famalicaon. Për Mihaj ka interes dhe vera duket se do e largojë nga Portugalia, me Celta Vigon në La Liga që ka shprehur interes për të.
Komente
