Takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan mbahet në zyrën e kryeministrit Rama në godinën e qeverisë.
Pas fotos zyrtare të dy u drejtuan për tu ulur në këndin e zyrës së kryeministrit. Në tavolinë ishin 3 flamuj: kuq e zi, ai turk dhe ai i bashkimit Europian. Nuk mund të mungojnë as lapsat me ngjyra apo kutija me bojrat e pikturave.
Pas takimit në Kryeministri pritet të mbahet Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi dhe më pas do të bëhet firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve.
Më pas kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp
Lajmi kryesor:
Vizita e Erdogan në Shqipëri/ Me Ramën zotohen të thellojnë bashkëpunimin! Dega e Universitetit teknik të Stambollit hapet në Tiranë! Pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë niset drejt Beogradit
S.G//ReportTv.al