Dyqanet e Zarës, në mbarë botën po përballen me protesta pro palestineze. Shkak u bë fushata reklamuese e markës së njohur, imazhet e të cilës, ngjasonin me fotot e kufomave në Gaza.
Një nga fotot që ngjalli më shumë debate, ishte e një modeleje që mbante një manekin të mbështjellë më të bardhë, foto që ngjason me atë të një nëne në Palestinë, që mbante në krah fëmijën e vrarë.
Një dyqan Zara në Skoci u detyrua të mbyllej mëngjesin e sotëm pasi u vu në shënjestër nga aktivistët pro-palestinez të cilët pretenduan se 'tallet me vdekjet në Gaza'.
Dyqani në rrugën Buchanan, Glasgow u përball me një grumbull njerëzish duke valëvitur flamujt dhe pankartat siç shihet në video në mediat sociale.
Zara tërhoqi imazhet dhe dje lëshoi një deklaratë duke thënë se "i vjen keq për keqkuptimin", duke shtuar se fushata u konceptua në korrik dhe u xhirua në shtator, një muaj para shpërthimit të konfliktit.
Kjo nuk është hera e parë që Zara është kritikuar për çështjen e Palestinës.
Duket qe keta qe protestojne jane skoceze 24-karatsh, ashtu si edhe kryeministri i Skocise qe donte ti merrte halldupet ne shtepine e vet.
Përgjigju