Taulant Seferi ka gjetur golin e tretë në Ukrainë. Skuadra e shqiptarëve, Vorskla Poltava fitoi 1-2 në transfertë me Kolos Kovalivka për javën e 14 të kampionatit. Ndeshja u hap nga Seferi në minutën e 30-të. Në zhvillimet e një aksioni nga e djathta e sulmit bëri që sfera të mbetej pezull në zonë, teksa 25 vjeçari tundi rrjetën pas një goditje me finesë.
Pas barazimit të vendasve, miqtë e Vorskla gjetën golin e tri pikëve që i dërgon në vendin e gjashtë me 18 pikë. Në këtë sfidë në stol qëndruan Totre dhe Toli për Vorskla. Pas nisjes jo të mirë të sezonit, shqiptarët janë duke treguar nivel te Vorskla, me Seferin që mban ritmin e sezonit të kaluar sa i takon golave.