Shakhtar Donetsk fitoi 3-2 me Vorskla Poltava për javën e 15 në kampionatin ukrainas. Edhe pse skuadra mike ku luajnë tre shqiptarë nuk ia doli të merrte pikë, Taulant Seferi u tregua protagonist në këtë ndeshje.
Në minutën e 62 të ndeshjes, 25 vjeçari shqiptar u ndodh në kohën dhe vendin e duhur për të shënuar golin e katërt këtë sezon me Vorskla. Edhe pse Vorskla barazoi 2-2 në minutën e 75, në fundin e ndeshjes gjigantët e Shakhtar që luajnë edhe në Champions League shënuan me 11 metërsh golin e fitores. Në këtë sfidë u aktivizua edhe Toli, teksa Totre qëndroi sërish në stol.
Komento