Odise Roshi dhe Taulant Seferi

Sport

VIDEO/ Taulant Seferi shënon në Turqi, fiton duelin me Rey Manaj! Gol edhe Odise Roshi

14 Dhjetor 2024, 19:21| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 19:23

  • Share

Taulant Seferi dhe Odise Roshi kanë shënuar në kampionatin turk të futbollit.

Në Superligën e Turqisë Bodrumspor fitoi 2-0 kundër Sivasspor. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Taulant Seferi në minutën e 49-të, duke hapur rrugën e suksesit për të tijtë. Në fushë për Sivasspor luajti Rey Manaj.

Në Ligën e Parë të Turqisë shënoi Odise Roshi. 33-vjeçari nuk mundi t'i dhuronte një pikë Erzumrumspor, pasi Instanbulspor i mposhti 3-2. Në minutën e 78-të, Roshi shënoi me kokë, duke barazuar shifrat përkohësisht, pas një asisti të marrë nga Teklic.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?