Përplasja mes tifozëve

VIDEO/ Të ardhurat do shkonin për të prekurit nga tërmeti në Turqi, përleshje në ndeshjen miqësore

23 Shkurt 2023, 15:29
  • Share

Kocaelispor dhe Sakaryaspor organizuan dje një ndeshje miqësore në Turqi, me sloganin "Ne e vendosim zemrën në të njëjtat ngjyra, le të shërojmë plagët së bashku", për të dhuruar të ardhurat për të dëmtuarit nga tërmetet në vend. Në kohën kur pritej më shumë lidhje mes tifozëve pas tragjedisë, në fushë dhe tribuna ka pasur kaos.

Një nga tifozët e Sakaryaspor u fut në fushë dhe shkoi në tribunat e Kocaelispor duke hapur shallin e ekipit të tij. Kaq është dashur që provokimi të kthehej në dhunë. Situata degjeneroi në përleshje mes tifozëve, teksa forcat e sigurisë bënë parandalimin e tifozëve problematikë.

Tifozi që provokoi sherrin

Veç dhunës, shallet që tifozët hodhën në fushë gjatë ndeshjes u mblodhën nga zyrtarët për t'u dërguar në zonën e tërmetit. Para ndeshjes u shitën gjithsej 17 mijë e 500 bileta, nga të cilat 14 mijë në Kocaeli dhe 3 mijë e 500 në Sakarya.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?