Pritja për Lukakun

VIDEO/ 'Të çmendur' pas Lukakut, tifozët e Romës prishin makinat për belgun

30 Gusht 2023, 10:52| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 13:11

  • Share

Romelu Lukaku 'tërbon' tifozët e Romës. Sulmuesi belg dhe klubi i Serie A kanë gjetur akordin, teksa "big Rom" do jetë pjesë e verdhekuqve deri në fundin e sezonit. Pasditen e djeshme 32-vjeçari ka mbërritur në Itali, ku të shumtë ishin tifozët që kishin dalë për t'i uruar mirëseardhjen.

Me kontratë deri në fundin e sezonit dhe në formë huazimi nga Chelsea, Romelu më në fund gjen një ekip pas një telenovele të gjatë vere. Në Romë e kanë pritur "me lule" sulmuesin, teksa tifozët kanë prishur edhe makinat e tyre për të parë shtatëlartin.

Të shumtë në numër, tifozët e Romës kanë hipur mbi makina për të pritur Lukakun, me disa nga mjetet që janë dëmtuar. Tanimë Mourinho ka një "as" më shumë në sulm, me belgun që do prezantohet sot në ekipin e ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?