Kronikë

Video/ Të gjithë drejt bregdetit, trafik i rënduar që në orët e para të mëngjesit në akset Lezhë-Milot dhe Vorë-Maminas

10 Gusht 2021, 10:13| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 10:37

  • Share

Sezoni turistik, kthimi i emigrantëve dhe ardhja e pushuesve nga Kosova kanë krijuar një trafik të rënduar në aksin Lezhë-Milot, ku radha e mjeteve është e madhe. Edhe në aksin Vorë-Maminas ka një trafik të rënduar ku radha e mjeteve është kilometrike.

Dyndja më e madhe krijohet te mbikalimi i Shkozetit në drejtim të Rrogozhinë dhe jugut të vendit, ku qytetarët i drejtohen bregdetit.

Kjo është një situatë e përsëritur gjatë sezonit veror, ndërsa trafiku ka nisur që në orët e para të mëngjesit duke 'paralizuar' qarkullimin e mjeteve.Kjo situatë është kthyer në një refren të vazhdueshëm që prej fillimit të muajit korrik, pasi fluksi i automjeteve është i madh. Për të ndihmuar lehtësimin e lëvizjes janë vendosur efektiv të shumtë të policisë rrugore, por pa mundur që të shmangin trafikun i cili është kthyer në makth të vërtet për përdoruesit e rrugës.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?