Sport

VIDEO/ Të gjithë shtrihen në fushë, 'vizitorët e paftuar' ndërpresin ndeshjen e futbollit në Tanzani

5 Shtator, 12:08| Përditesimi: 5 Shtator, 12:35

  • Share

TANZANI, Afrikë - Një ndeshje futbolli në Tanzani u ndërpre papritur ndërsa një tufë bletësh u shfaq gjatë sfidës, duke i detyruar lojtarët, gjyqtarët dhe kameramanët të shriheshin në fushë.

City FC Abuja dhe JKU FC po barazonin 1-1 në minutën e 77-të, kur papritmas, lojtarët e të dyja skuadrave u shtinë në fushën e lojës nën udhëzimet e gjyqtarëve të ndeshjes, ndërsa bletët 'zbritën' në fushë. Po ashtu vepruan edhe operatorët dhe një ndihmës gjyqtar. Zëvendësuesit madje u strehuan nën stol në përpjekjet e tyre për të shmangur bletët.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta përpara se të rifillonte, kjo pasi bletët u shpërndanë. Për fat të mirë askush nuk u pickua. City FC Abuja fitoi ndeshjen me një gol vendimtar në fund.

S.Dh/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?