Sali Berisha

Politikë

VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012

27 Janar, 17:07| Përditesimi: 27 Janar, 17:10

  • Share

Qysh në vitet e para të pluralizmit, Berisha i përdori ish-të përndjekurit politik për t'i hedhur më pas si leckë, atëherë kur nuk i duheshin.

Kështu ka ndodhur kur në konferencën e jashtëzakonshme, përmes Leka Totos, Petrit Kalakulës por edhe Pjetër Arbnorit, përjashtoi nga partia gjysmën e themeluesve.

Në mandatin e parë, 1992-1997 pati disa greva urie të të përndjekurve politikë kundër pushtetit të Berishës për shkak të mashtrimeve që lidheshin me dëmshpërblimet dhe probleme të tjera. Për këtë shtresë, ai nuk mbajti asnjë premtim.

Përgjatë tre dekadave pluralizëm, Berisha ka mbajtur pushtetin për jo pak, por 13 vite, kohë e mjaftueshme për t'i dhënë të drejtën kësaj shtresë të shoqërisë, për të cilën ai thotë se është ADN-ja e Partisë Demokratike.

Janë të shumta momentet kur Berisha i është kundërvënë publikisht atyre dhe një ndër to është edhe kur ai i cilësonte bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, kur një grup prej tyre u futën në grevë urie në vitin 2012, pasi kërkonin të drejtën e tyre, atëë që vetë Berisha e kishte premtuar, kompensimin e viteve të burgut.

Kaluan 34 vjet dhe Berisha vazhdon të ketë në axhendën e tij të premtimeve atë për kompensimine të përngjekurve politik…/TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?