Përleshja e lojtarëve te Gjermania

VIDEO/ Tension në kampin e Gjermanisë, Rudiger sherr me bashkëlojtarin

11 Qershor, 11:57| Përditesimi: 11 Qershor, 12:02

  • Share

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger dhe sulmuesi i Dortmundit, Niclas Fullkrug u përballën me njëri-tjetrin dhjetë ditë më parë në finale të Ligës së Kampionëve dhe dyshja kanë rifilluar “betejën” e tyre në kampin e Gjermanisë para fillimit të Euro 2024.

Lojtarët ishin shumë afër një përleshje fizike siç raporton gazeta gjermane BILD, pas një përleshje gjatë seancës stërvitore. Rudiger raportohet se e ka shtyrë Fullkrugun ndërsa sulmuesi i Dortmundit menjëherë iu kundërpërgjigj me një fjalor që mendohet të jetë ofendues.

Ndihmëstrajneri Sandro Uagner kishte ndërhyrë për të ndarë dyshen, ndërsa Rudiger në mënyrë tallëse e duartrokiti bashkëlojtarin e tij. E njëjta gazetë ka raportuar se dy lojtarët kanë ndarë paraprakisht një marrëdhënie të shkëlqyer, e cila daton që nga ditët e tyre të para në kombëtare.

Gjermania do ta luajë ndeshjen hapëse të Euro 2024 ditën e premte, ku për kundërshtar do ta ketë Skocinë dhe ndeshja do të luhet në orën 21:00.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?