DURRËS - Tirana dhe AF Elbasani luajnë këtë të shtunë më 1 shkurt në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit, për javën e 23-të në Superligë.
Para duelit të dyja tifozeritë kanë kërkuar një konflikt fizik, me pamjet që tregojnë qartë se tifozët kanë lënë tribunat e dedikuara dhe janë bërë gati për sherr.
Në një sfidë me tension të lartë edhe për shkak të historisë mes dy tifozerive, duhej ndërhyrja e policisë që gjakrat të ftoheshin dhe situata mos degradonte.
Komento