Përleshja e tifozëve në Paris

VIDEO/ Tension në Paris, përplasje mes tifozëve të Francës dhe Izraelit

15 Nëntor, 08:59| Përditesimi: 15 Nëntor, 09:08

  • Share

PARIS - Më shumë se 4 mijë policë dhe personel sigurie ishin angazhuar që ndeshja e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Izraelit të shkonte si duhej, por në "Stade de France" nuk kanë munguar përleshjet mes tifozëve, edhe pse policia ndali gjithçka në një kohë të shkurtër.

Gjithçka nisi kur në stadium po luhej himni i Izraelit, me tifozët vendas që nisën të fërshëllenin dhe të kundërshtonin. Gjithçka lidhet me konfliktin e përgjakëshëm mes Izraelit dhe Palestinës.

Më pas në tribunat e sipërme të stadimit ka pasur përleshje mes tifozëve që në shpatulla kishin flamujt e Izraelit dhe të tjerëve që duket se mbështesnin Palestinën.

Me konfliktin që u "zhvendos" në stadium, ndërhyrja e policisë bëri që sherri mos zgjaste shumë dhe dy skuadrat në fushë të barazonin 0-0, rezultat që i buzëqesh francezëve.

Kujtojmë se një javë më parë në Ligën e Evropës tifozët izraelitë të Maccabi Tel Aviv u sulmuan në Amsterdam nga ultrasit e Ajax.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?