Kuvendi i Malit të Zi u karakterizua nga tensione dhe përplasje, pasi ish-kryeministri Dritan Abazoviç për pak sa nuk u përplas fizikisht me deputetin Nikolla Zirojeviç. Pas incidentit, kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës,
Tensioni arriti kulmin kur Zirojeviç, duke iu drejtuar kolegëve të tij në Kuvend, sugjeroi që një deputeti që shpreh sjellje agresive t’i jepej qetësues Bensedin. Më pas erdhi reagimi i Abazoviçit.
Zirojeviç i kërkoi Abazoviçit të largohej nga salla e kuvendit, duke sugjeruar një konflikt të mundshëm fizik, raporton gazeta malazeze Vijesti.
Gjak Shqiptari! Dritani mos është bashkpuntor me grupin e non gratës?
Përgjigju