VIDEO/ Tentuan të korruptonin policinë rrugore pas shkeljeve, 2 shoferë në Tiranë do të hetohen në gjendje të lirë

23 Prill 2023, 17:46| Përditesimi: 23 Prill 2023, 17:47

  • Share

 Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia rrugore pasi tentuan të korruptonin oficerin e policisë me qëllim shmangien e gjobës. Policia bën me dije se E. K., 20 vjeç, dhe R. M., 36 vjeç janë arrestuar pasi i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.   

“Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxxxxxx: 23/04/2023 18:16

    Cudi te gjith policave te rrugores u pallohen shum grat ..bam neper lendina e ne plazhe e ne pyll e neper makina ..policat e shkret e kan mendjen tek gjobat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?