Manchester City fitoi për herë të parë në histori trofeun e Champions League, duke mundur 1-0 në finale Interin. Pas suksesit, festa e futbollistëve të City-t ka qenë e madhe, me Jack Grealish që e ka tepruar me alkoolin.
Numri dhjetë i Manchester City-t ishte protagonisti i padiskutueshëm i festimeve për tripletën, mes një jeleku reflektues dhe alkoolit të bollshëm. Jack Grealish festoi për 48 orë nga Stambolli në Manchester, nëpërmjet Ibiza-s, ku me disa shoqërues kaloi natën në një club.
Kjo nuk është hera e parë që anglezi shihet nën efektin e alkoolit, teksa më herët është filmuar në gjendje të rëndë jashtë clubeve të natës në Manchester. Nëse më herët sulmuesi anësor ishte falur, Guardiola duket se ka përgatitur gjobën për alkoolin dhe "tërbimin" e sulmuesit të Anglisë.