Pas barazimit 2-2 kundër Brentfordit, Manchester City është rikthyer të fitojë dhe këtë e ka bërë bindshëm duke mposhtur 0-6 Ipswichin në udhëtim. Fantastik Kevin De Bruyne me tre asiste, ndërsa në fushë u duke se nuk kishte rivalitet. "Qytetarët" shënuan tre gola në pjesën e parë me Foden (2x) dhe Kovacic. Në 45 minutat e dyta te golat dolën edhe Doku, Haaland dhe McAtee. Ky sukses i ngjit të besuarit e Guardiolës në pozitën e katërt me 38 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Manchester United është për turp, Brighton e mposht 1-3! City shënon gjashtë gola, Everton fiton me Spurs
S.Dh/E.H/ReportTv.al
